Përzgjedhje për ekspert në çeljen e shtigjeve turistike në Nikolice, në kuadër të projektit “Shtigjet turistike të Nikolicës në zhvillimin e punësimit dhe turizmit të qëndrueshëm në Bashkinë Devoll” – financuar nga UNDP
I/E nderuar,
Në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll”, kërkojmë një ekspert në fushën e turizmit të pajisur me NIPT për të realizuar çeljen e shtigjeve turistike në Nikolicë, në kuadër të projektit “Shtigjet turistike të Nikolicës në zhvillimin e punësimit dhe turizmit të qëndrueshëm në Bashkinë Devoll” – financuar nga UNDP.
Kandidatet duhet te të jene subjekt me NIPT që parashikojne dhe mbulojne veprimtaritë e mëposhtme sipas zerave te parashikuar ne buxhet:
2.1 Krijimi i tre zonave te pushimit në shtigjet e celura te Nikolices me materiale në gur dhe dru
Akt. 5 çelja e shtegut Nikolicë 1 – SKIPISTA BIGËLL – MALI I KUQ – QAFA E KAZANIT – CEZMA ME GOZHDE – MAJA E BADAROSHIT GRAMOZ- NIKOLICE
• Tabela të mëdha sinjalizuese në fillim dhe në fund të shtegut (2 cope)
• hapja e shtegut, gërmimi me lopatë pastrimi I terrenit nga gurët, degët e pemëve, pengesa natyrore (10 dite pune)
• Digjitalizim i shtegut me gps profesionale (5 dite pune)
Akt. 6 çelja e shtegut NIKOLICE 2 – 3 MAJAT VERIORE TE GRAMOZIT – NIKOLICE
• Tabele sinjalizuese ne fillim (1 cope)
• hapja e shtegut, gërmimi me lopatë pastrimi I terrenit nga gurët, degët e pemëve, pengesa natyrore (6 dite pune)
• Digjitalizim i shtegut me gps profesionale (5 dite pune)
“Akt.7 çelja e shtegut Nikolicë 3 – NIKOLICE – CEZMA ME GOZHDE – LIQENI I GRAMOZIT, MAJA ME E LARTE E VARGMALIT TE GRAMOZIT 2523.5 M – REHOVE
• Tabela të mëdha sinjalizuese në fillim dhe në fund të shtegut (2 copë)
• hapja e shtegut, gërmimi me lopatë pastrimi i terrenit nga gurët, degët e pemëve, pengesa natyrore (10 dite pune)
• Digjitalizim i shtegut me gps profesionale (5 dite pune)
“Akt.8 çelja e shtegut Nikolicë 4 -NIKOLICE – BURIMI I DEVOLLIT – NIKOLICE
• Tabela të mëdha sinjalizuese në fillim dhe në fund të shtegut (2 copë)
• hapja e shtegut, gërmimi me lopatë pastrimi i terrenit nga gurët, degët e pemëve, pengesa natyrore (5 dite pune)
• Digjitalizim i shtegut me gps profesionale (3 dite pune)
“Akt.9 Çelja e shtegut Nikolicë 5 – Qytezë
• Tabela të mëdha sinjalizuese në fillim dhe në fund të shtegut (2 copë)
• hapja e shtegut, gërmimi me lopatë pastrimi i terrenit nga gurët, degët e pemëve, pengesa natyrore( 10 dite pune)
• Digjitalizim i shtegut me gps profesionale (5 dite pune)
Përmbledhtazi, kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë ofertën financiare që përfshin parashikimin e kostos së shpenzimeve për:
1- Krijimin e zonës se pushimit në shtigjet e çelura në Nikolicë
2- Kosto për tabelë të madhe sinjalizuese turistike
3- Kosto per ditë pune për çeljen e shtegut, gërmimi me lopatë pastrimi i terrenit nga gurët, degët e pemëve, pengesa natyrore
4- Kosto ditë pune për digjitalizim të shtegut me gps profesionale
Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin kriteret si më poshtë:
Të kenë mbaruar arsimin e lartë;
Të kenë minimumi 5 (pesë vite) eksperiencë të mëparshme pune;
Të kenë eksperiencë në realizimin e projekteve të ngjashme në fushën e turizmit;
Të jenë të gatshëm të punojnë dhe të ndjekin punimet deri në realizmin e plotë të tyre, që përkon me çeljen e të gjitha shtigjeve turistike në Nikolicë;
Aftësi shumë të mira në komunikim dhe për të punuar në grup
Dokumentet që duhen dorëzuar:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë :
CV të përditësuar ku të jenë të shprehur qartë kriteret e mësipërme për projektet dhe vitet e punës;
Dosje/shembuj të projekteve të zbatuara në përgatitjen e të cilave ka marrë pjesë dhe punuar eksperti i interesuar në të shkuarën;
Ofertë financiare për angazhimin si ekspert në çeljen e shtigjeve turistike në Nikolice
Letër reference nga një punëdhënës/klient i mëparshëm;
• Letër gatishmërie për të kryer punën e kërkuar brenda afateve të sipërpërmendura;
• NIPT
• Numri i llogarisë bankare i firmosur dhe vulosur nga banka;
• ID
Afatet për dorëzimin e dokumenteve:
Afati për dorëzimin e dokumenteve është data 03.04.2024 ora 16.00. Dokumentacioni mund të dërgohet online, në emailin si më poshtë: activism.alk@yahoo.com ose me postë në adresën: Aktivizmi letrar dhe Kulturor, rr. Vaskë Dushku, L.4. Korcë.
Eris Rusi
Kryetar i shoqatës “Aktivizmi letrar dhe kulturor”