Back

Promovimi i stacionit turistik Devoll

Ky “Stacion turistik” është një hapësirë e promovimit të turizmit dhe trashëgimisë kulturore të Devollit, i vendosur ne pedonalen e qytetit të Bilishtit, ku do të mund të tregtojnë objekte tradicionale të zonës, suvenire artistike, objekte që lidhen me trashëgiminë kulturore e shpirtërore të komunitetit R/E, si dhe do të ofrohen guida turistike të organizuara për turistët ditorë në Bashkinë Devoll. Stacioni Turistik Devoll” është iniciativa më e re e cila mbështet rigjallërimin e Bashkisë së Devollit, duke shfrytëzuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe potencialin e saj për turizëm.

Kjo inciativë nxit zhvillimin ekonomik, lidhjen e njerëzve me rajonin dhe krijimin e mundësive të reja për punësim, veçanërisht në fshatrat miqësore me turistët që ofrojnë sipërmarrje të pashfrytëzuara kulturore dhe turistike në këtë zonë me shumë potencial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE