Përzgjedhje për ekspert arkitekt per hartimin e skicave dhe preventivin e punimeve për infopoint Stacioni turistik “Devoll” në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll” – financuar nga UNDP
I/E nderuar,
Në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll”, kërkojmë bashkëpunimin me:
- Një ekspert arkitekt për hartimin e skicave dhe preventivin e punimeve per infopoint Stacioni turistik “Devoll”. Ky “Stacion turistik” do të jetë një hapësirë e promovimit të turizmit dhe trashëgimisë kulturore të Devollit, i vendosur ne pedonalen e qytetit të Bilishtit, ku do të mund të tregtojnë objekte tradicionale të zonës, suvenire artistike, objekte që lidhen me trashëgiminë kulturore e shpirtërore të komunitetit R/E, si dhe do të ofrohen guida turistike të organizuara për turistët ditorë në Bashkinë Devoll.
Skicat për Infopikën “Stacioni Turistik i Devollit” duhet të plotësojnë dhe të paraqesin detajet e punimeve të mëposhtme të përfshira në projekt, per nje investim qe nuk kalon vlerën e 450.000 lekeve ne total per te realizuar stacionin turistik Devoll: - Punime MURATURE
- Punime SHTRESASH
- Punime NE CATI & TAVAN
- Punime DYER / DRITARE
- Instalime për MBROJTJEN NDAJ ZJARRIT (MNZ)
- Instalime ELEKTRIKE
Kriteret:
Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin kriteret si më poshtë: - Të ketë mbaruar arsimin e lartë për arkitekturë dhe/ose inxhinieri ndërtimi
- Të kenë minimumi 5 (pesë vite) eksperiencë të mëparshme pune;
- Të ketë eksperiencë në ndërtimin e jo më pak se dy strukturave turistike ku të jenë përdorur elementët e kërkuar;
- Të jetë i gatshëm të punojë dhe të paraqesë modelet e skicave brenda shtatë ditëve punë, në rast përzgjedhjeje.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe për të punuar në grup
Dokumentat që duhen dorëzuar:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë : - CV të përditësuar ku të jenë të shprehur qartë kriteret e mësipërme për projektet dhe vitet e punës;
- Dosje/shembuj të projekteve të zbatuara në përgatitjen e të cilave ka marrë pjesë dhe punuar eksperti i interesuar në të shkuarën;
- Ofertë financiare për angazhimin për ekspert arkitekt per hartimin e skicave dhe preventivin e punimeve per infopoint Stacioni turistik “Devoll” per 7 ditë punë.
- Letër reference nga një punëdhënës/klient i mëparshëm;
- Letër gadishmërie për të kryer punën e kërkuar brenda afateve të sipërpërmendura;
- Numri i llogarisë bankare i firmosur dhe vulosur nga banka;
- ID
Afatet për dorëzimin e dokumentave:
Afati për dorëzimin e dokumentave është data 29.11.2023 ora 16.00. Dokumentacioni mund të dërgohet online, në emailin si më poshtë: activism.alk@yahoo.com
Eris Rusi
Kryetar i shoqatës “Aktivizmi letrar dhe kulturor”