Back

Trajnim mbi rolin e Këshillave Vendore Rinore në vendimmarrjen lokale -Bashkia Devoll (Dita 1)

1. Qëllimi i aktivitetit

Trajnimi tre-ditor në Bashkinë Devoll u konceptua në kuadrin e projektit “Këshillat Vendorë Rinorë për Bashki më pjesëmarrëse”, me synimin që të rinjtë e kësaj bashkie të rrisin njohuritë e tyre mbi qeverisjen vendore, rolin e Këshillave Rinorë Vendorë (KVR), pjesëmarrjen qytetare dhe buxhetimin me ndjeshmëri gjinore. Aktiviteti është ndërlidhur drejtpërdrejt me objektivin e parë të projektit: forcimi i kapaciteteve të të rinjve për pjesëmarrje aktive dhe të informuar në vendimmarrje, në përputhje me nenin 10 të Ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë”.

2. Pjesëmarrësit

Në trajnim morën pjesë 15 të rinj e të reja të moshës 16–29 vjeç, duke respektuar balancën gjinore dhe duke përfshirë përfaqësues nga grupe të margjinalizuara (vajza nga zonat rurale, të rinj me akses të kufizuar në informacion dhe shërbime). Përzgjedhja u bë në bashkëpunim me strukturat vendore dhe shkollat e mesme të Devollit, duke synuar një përfaqësim të larmishëm.

3. Zhvillimi i trajnimit

Dita I – Pjesëmarrja politike e të rinjve dhe format e saj

Dita e parë u fokusua tek konceptet bazë të pjesëmarrjes politike dhe shoqërore të të rinjve. Diskutimet treguan se pjesëmarrja në vendimmarrje shihet ende si proces formal, i reduktuar kryesisht në të drejtën për të votuar. Shumica e të rinjve pranuan se nuk kishin marrë pjesë asnjëherë në konsultime publike dhe nuk ishin të informuar mbi funksionimin e KVR-ve.
Ushtrimet praktike i ndihmuan ata të identifikojnë format reale të pjesëmarrjes që praktikohen në komunitetin e tyre, ku dominon aktivizmi sporadik dhe jo strukturat e organizuara. Në fund të ditës u hartua një hartë problematikash lokale, ku u evidentuan mungesa e hapësirave rinore, indiferenca institucionale, mungesa e transparencës dhe përfaqësimit gjinor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE