Back

Harta e problematikave rinore në Bashkinë Maliq

Gjatë trajnimit të zhvilluar në kuadër të projektit “Këshillat Vendorë Rinorë për Bashki më Pjesëmarrëse”, të rinjtë pjesëmarrës nga Bashkia Maliq punuan në grup për të identifikuar dhe vizualizuar sfidat që prekin drejtpërdrejt bashkëmoshatarët e tyre.

Nga mungesa e hapësirave të dedikuara për aktivitete rinore, tek sfidat e punësimit, arsimit cilësor, transportit dhe aksesit në shërbime, kjo hartë e problematikave rinore u përgatit si një instrument konkret për t’i dhënë zë përvojave dhe shqetësimeve të të rinjve në komunitet.

Ky proces ndihmon jo vetëm në evidentimin e prioriteteve, por edhe në forcimin e rolit të të rinjve si aktorë aktivë në vendimmarrjen lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE