Back

Trajnim mbi rolin e Këshillave Vendore Rinore në vendimmarrjen lokale -Bashkia Devoll (Dita 3)

1. Qëllimi i aktivitetit

Trajnimi tre-ditor në Bashkinë Devoll u konceptua në kuadrin e projektit “Këshillat Vendorë Rinorë për Bashki më pjesëmarrëse”, me synimin që të rinjtë e kësaj bashkie të rrisin njohuritë e tyre mbi qeverisjen vendore, rolin e Këshillave Rinorë Vendorë (KVR), pjesëmarrjen qytetare dhe buxhetimin me ndjeshmëri gjinore. Aktiviteti është ndërlidhur drejtpërdrejt me objektivin e parë të projektit: forcimi i kapaciteteve të të rinjve për pjesëmarrje aktive dhe të informuar në vendimmarrje, në përputhje me nenin 10 të Ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë”.

2. Pjesëmarrësit

Në trajnim morën pjesë 15 të rinj e të reja të moshës 16–29 vjeç, duke respektuar balancën gjinore dhe duke përfshirë përfaqësues nga grupe të margjinalizuara (vajza nga zonat rurale, të rinj me akses të kufizuar në informacion dhe shërbime). Përzgjedhja u bë në bashkëpunim me strukturat vendore dhe shkollat e mesme të Devollit, duke synuar një përfaqësim të larmishëm.

3. Zhvillimi i trajnimit

Dita III – Pema e problemeve dhe rrugët përpara

Dita e fundit u shndërrua në një proces sinteze. Pjesëmarrësit ndërtuan një pemë mendimesh, ku rrënjët përfaqësonin problemet (mospërfaqësim, mungesë informacioni, mungesë fondesh, pasivitet institucional), ndërsa degët ishin zgjidhjet e propozuara: fushata ndërgjegjësimi, trajnime të vazhdueshme, krijimi i platformave të komunikimit mes rinisë dhe bashkisë, si dhe garantimi i përfaqësimit gjinor dhe social. Ky proces u përjetua si një kalim nga pasiviteti drejt ndërgjegjësimit: të rinjtë kuptuan se pjesëmarrja nuk është një privilegj i dhënë, por një e drejtë e garantuar nga ligji dhe një detyrë qytetare që kërkon angazhim të përditshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE