Back

Thirrje e hapur

Përzgjedhje për subjektet OJF që kanë në fokus komunitetin R/E për aktivitetin “Mbështetja e grave artizane dhe blerje produktesh për prodhimin dhe marketimin e zejeve dhe sapunëve pranë Stacionit Turistik Devoll


Në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll”, financuar nga UNDP, kërkojmë bashkëpunimin e organizatave jo-fitimprurëse (OJF) që kanë përvojë pune dhe bashkëpunim të gjatë në kuadër të nismave në mbështetje të komunitetit R/E. Kjo thirrje synon realizimin e aktivitetit “Mbështetja e grave artizane dhe blerje produktesh për prodhimin dhe marketimin e zejeve dhe sapuneve pranë pikës turistike”.
Ky aktivitet ka për qëllim të mbështesë gratë artizane të komunitetit R/E në prodhimin dhe marketimin e produkteve të tyre tradicionale, duke siguruar trajnim dhe asistencë të specializuar. Për realizimin e këtij qëllimi, nevojiten organizata me përvojë dhe ekspertizë në fushën e mbështetjes së komunitetit dhe zhvillimit të zejeve tradicionale.
Organizatat e interesuara duhet të dorëzojnë një ofertë financiare që mbulon kostot për blerjen e materialeve të nevojshme për prodhimin e zejeve dhe sapuneve. Oferta duhet të përmbajë një përshkrim të detajuar të materialeve që do të blihen, duke përfshirë cilësinë dhe sasinë e tyre, si dhe një plan të qartë për mënyrën se si këto materiale do të përdoren për të prodhuar produktet finale.
Gjithashtu, organizatat e interesuara duhet të paraqesin një përmbledhje të shkurtër të veprimtarive të tyre të mëparshme, duke theksuar përvojën e tyre në mbështetjen e komunitetit R/E dhe në nisma të ngjashme. Kjo përmbledhje duhet të përfshijë projekte të realizuara, rezultatet e arritura dhe ndikimin e tyre në komunitet.
Përveç kësaj, kërkojmë që aplikantët të paraqesin nismat konkrete që planifikojnë të ndërmarrin për realizimin e këtij aktiviteti. Këto nisma duhet të përfshijnë një plan të detajuar për trajnimin e grave artizane në teknikat e prodhimit të zejeve dhe sapuneve, asistencë në zhvillimin e strategjive të marketingut dhe promovimit, si dhe mënyrat për të siguruar që produktet e prodhuara të arrijnë në treg dhe të promovohen pranë pikës turistike.

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më datën 09.07.2024. Ju lutemi të dërgoni aplikimet tuaja në adresën e emailit: activism.alk@yahoo.com.
Dokumentat që duhen dorëzuar:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë :

  • Dosje/shembuj të projekteve të zbatuara në përgatitjen e të cilave ka marrë pjesë dhe punuar eksperti i interesuar në të shkuarën;
  • Ofertë financiare për realizimin e këtij aktiviteti.
  • Letër reference nga një punëdhënës/klient i mëparshëm;
  • Letër gadishmërie për të kryer punën e kërkuar brenda afateve të sipërpërmendura;
  • Numri i llogarisë bankare i firmosur dhe vulosur nga banka;
  • Nipt

Shoqata “Aktivizmi letrar dhe kulturor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE