
Shoqata “Aktivizmi Letrar dhe Kulturor”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF), si dhe në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, Bashkinë Maliq dhe Bashkinë Devoll, ka nisur zbatimin e projektit:
“Këshillat Vendorë Rinorë për Bashki më Pjesëmarrëse”
Ky projekt ka në qendër fuqizimin e të rinjve si zë i gjallë i demokracisë pjesëmarrëse. Përmes trajnimeve, ushtrimeve praktike dhe forumeve rinore, synohet që Këshillat Rinorë Vendorë të bëhen ura që lidhin të rinjtë me vendimmarrjen lokale.
Çfarë do të realizohet?
Trajnime mbi qeverisjen vendore, buxhetimin rinor dhe advokimin qytetar;
Simulime të seancave të këshillave bashkiakë, ku të rinjtë ushtrojnë rolin e vendimmarrësve;
Hartimi i një udhëzuesi praktik për funksionimin e KVR-ve dhe shpërndarja e broshurave informuese;
Organizimi i një forumi final dhe krijimi i një rrjeti ndërbashkiak të Këshillave Rinore.
Pjesëmarrës janë 45 të rinj e të reja nga Maliqi, Pusteci dhe Devolli, me përfaqësim të gjerë nga vajzat, të rinjtë nga zonat rurale, ata nga grupe të margjinalizuara dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.
Ky projekt është një thirrje për të rinjtë: të mendojnë ndryshe, të flasin hapur, të veprojnë me guxim. Sepse pjesëmarrja e tyre është çelësi i një të ardhme më demokratike, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse për komunitetet tona.
The “Literary and Cultural Activism” Association, with the support of the National Youth Agency (AKR) and in cooperation with Pustec Municipality, Maliq Municipality, and Devoll Municipality, has launched the project:
“Youth Local Councils for More Participatory Municipalities”
This initiative places young people at the heart of participatory democracy, empowering them to become active voices in local decision-making. Through trainings, practical exercises, and youth forums, Youth Local Councils (YLCs) will grow into bridges that connect young people with their municipalities.
What will be achieved?
Trainings on local governance, youth-responsive budgeting, and civic advocacy;
Simulations of municipal council sessions, where youth take on the role of decision-makers;
A practical guide for YLCs and distribution of informative brochures;
A final forum and the creation of an inter-municipal youth council network.
45 young people from Maliq, Pustec, and Devoll will take part, with strong representation of girls, rural youth, marginalized groups, and youth with disabilities.
This project is a call to action for youth: to think differently, speak openly, and act with courage. Because their participation is the key to building a more democratic, fair, and inclusive future for our communities.