Shoqata “Aktivizmi Letrar dhe Kulturor” po zbaton projektin “Këshillat Vendorë Rinorë për Bashki më Pjesëmarrëse”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. Përmes trajnimeve, simulimeve të këshillave bashkiakë, botimit të materialeve praktike dhe një forumi final ndër-bashkiak, projekti synon të fuqizojë zërin e të rinjve dhe ta kthejë pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje nga formale në reale.
The Association “Literary and Cultural Activism” is implementing the project “Youth Local Councils for More Participatory Municipalities”, supported by the National Youth Agency. Through trainings, municipal council simulations, practical publications, and a final inter-municipal forum, the project empowers young people to transform their participation in local decision-making from formal to meaningful.
Projekti “Këshillat Vendorë Rinorë për Bashki më pjesëmarrëse” sjell një model të ri për përfshirjen e të rinjve në qeverisjen vendore në bashkitë Pustec, Devoll dhe Maliq.
Në kuadër të projektit do të zhvillohen:
tre trajnime për 45 të rinj mbi qeverisjen vendore, funksionimin e KVR-ve, pjesëmarrjen qytetare dhe buxhetimin me ndjeshmëri gjinore;
tre simulime të seancave të këshillave bashkiakë, ku të rinjtë do të ushtrojnë advokimin dhe paraqitjen e propozimeve konkrete;
hartimi dhe shpërndarja e tre broshurave dhe një udhëzuesi praktik për funksionimin e KVR-ve;
një forum final ndër-bashkiak, i cili do të shërbejë për rrjetëzimin dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm mes KVR-ve;
një plan i dedikuar për dukshmërinë, përmes rrjeteve sociale, publikimeve dygjuhëshe dhe materialeve audiovizuale.
Ky projekt mbështetet në parimin e gjithëpërfshirjes, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Përfituesit kryesorë janë 45 të rinj (min. 50% vajza), ndërsa ndikimi shtrihet më gjerë te komunitetet lokale dhe institucionet vendore, të cilat do të pasurohen me një pjesëmarrje më të drejtë dhe të barabartë rinore.
The project “Youth Local Councils for More Participatory Municipalities” introduces a new model of youth engagement in local governance in the municipalities of Pustec, Devoll, and Maliq.
It foresees:
three trainings for 45 young people on local governance, the functioning of Youth Local Councils, civic participation, and gender-sensitive budgeting;
three simulations of municipal council sessions, where young people will practice advocacy and prepare concrete policy proposals;
the drafting and dissemination of three brochures and one practical guide on Youth Councils;
a final inter-municipal forum to establish sustainable networking and cooperation among Youth Councils;
a dedicated visibility plan through social media, bilingual publications, and audio-visual materials.
The project is grounded in the principles of inclusion, human rights, and gender equality. Its direct beneficiaries are 45 young people (with at least 50% girls), while the wider impact will reach local communities and institutions, strengthening youth participation as a cornerstone of local democracy.