Aktivitet promovues i Devollit turistik – Guida në fshatin Zicisht
Në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll”, më dt. 12.02.2024 u organizua një guidë promovuese në fshatin Ziçisht. Ky aktivitet kishte për qëllim të theksonte vlerat e këtij fshati me vlera turistike dhe kulturore dhe të përçonte rëndësinë e turizmit dhe trashëgimisë kulturore në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.
Ziçishti është i njohur për pesë kishat e tij të mrekullueshme. Secila prej tyre paraqet një monument unik arkitekture dhe historie, duke tërhequr turistë dhe besimtarë nga mbarë vendi.
Në këtë aktivitet morën pjesë 27 pjesëmarrës, 7 meshkuj dhe 20 femra të cilët u mirëpritën nga banorët vendas të fshatit. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë kishat historike, të dëgjojnë histori interesante mbi personalitetet e shquara të fshatit dhe të shijojnë mikpritjen e banorëve vendas. Pjesëmarrësit vlerësuan bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore e Ziçishtit. Ata çmuan përkushtimin e banorëve vendas për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së tyre. Përvoja ishte e pasur me ndjenja dhe emocione pozitive, duke krijuar një ndjenjë të fortë lidhjeje me vendin dhe njerëzit.
Përmbledhje e aktivitetit
Aktiviteti dhe Pjesëmarrësit
Në këtë aktivitet morën pjesë 27 pjesëmarrës, të cilët u mirëpritën nga banorët vendas të fshatit. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë kishat historike, të dëgjojnë histori interesante mbi personalitetet e shquara të fshatit dhe të shijojnë mikpritjen e banorëve vendas. Pjesëmarrësit vlerësuan bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore e Ziçishtit. Ata çmuan përkushtimin e banorëve vendas për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së tyre. Përvoja ishte e pasur me ndjenja dhe emocione pozitive, duke krijuar një ndjenjë të fortë lidhjeje me vendin dhe njerëzit.
Në përfundim, aktiviteti promovues në fshatin Ziçisht ishte një sukses i madh, duke arritur të promovojë vlerat historike dhe kulturore të zonës dhe të ndërgjegjësojë turistët për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Projekti “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll” vazhdon të krijojë ura lidhjeje mes turistëve dhe territorit, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të Bashkisë Devoll.
