Back

Dizenjot e stacionit turistik Devoll

Në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll”, është angazhuar ekspertja arkitekte Bruna Arkaxhiu për hartimin e skicave dhe preventivin e punimeve për infopoint Stacioni turistik “Devoll”. Ky projekt ka për qëllim promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore të Devollit përmes krijimit të një hapësire të dedikuar në pedonalen e qytetit të Bilishtit.

Në rolin e ekspertes arkitekte, Bruna Arkaxhiu ka kryer punimet e mëposhtme:

  • Hartimi i Skicave
  • Projektimi dhe hartimi i skicave të detajuara për Infopoint Stacioni turistik “Devoll”. Këto skica përfshijnë:
  • Përshkrimin e përgjithshëm të konceptit arkitekturor.
  • Vizualizimin e strukturës së brendshme dhe të jashtme.
  • Detajet e materialeve të përdorura.

Falë punës së ekspertes arkitekte, sot stacioni turistik Devoll është një realitet i bukur në pedonalen e qytetit të Bilishtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE