Back

Retorika, komunikimi dhe edukimi mediatik

Nga data 10.07.2023 deri në 31.09.2023 u zhvillua kursi i trajnimit në komunikim me eksperte prof. Aurela Cane. Ne kete trajnim morën pjese 10 kursante (9 femra dhe 1 mashkull).

Frekuentimi i kursantëve në këtë kurs ka qënë 90%.

Trajnimi u zhvillua nga muaji korrik deri në fund të muajit shtator, në 12 seanca trajnimi ku dy takimet e fundit ishin seanca 5 orëshe. Trajnimet ishin të strukturuara sipas një programi ku gjysma e orëve ishin njohuri teorike, gjysma tjetër aplikim praktik i dijeve të përftuara.

Duke u bazuar në strukturën e programit, informacioni kryesor dhe temat e trajtuara në kursin e komunikimit, përfshinë konceptet themelore dhe çështje të rëndësishme të komunikimit dhe retorikës si në vijim.

Konceptet Themelore:

• Zanafilla e Retorikës: Kursi filloi me shqyrtimin e origjinës së retorikës dhe historisë së saj, fokusuar në periudhën e antikitetit helen dhe latin.
• Llojet e Diskursit Retorik: U trajtuan njohja e llojeve të diskursit retorik dhe përdorimi i tyre në komunikim.
• Procesi i Komunikimit: U shqyrtuan procesi i komunikimit dhe çështjet e rëndësishme që lidhen me të, përfshirë analizën e audiencës.
• Edukimi Mediatik: Tema përfshinte kompetencat e menduarit kritik dhe kulturor, si dhe çështje të edukimit mediatik në kontekstin e komunikimit modern.
• Verifikimi i Fakteve: Kursi trajtoi metoda për verifikimin e informacionit dhe të faktave, duke përmbledhur një qasje të menduarit kritik.
• Dëgjimi dhe Mendimi Kritik: Këtu u trajtua rëndësia e dëgjimit të kujdesshëm dhe mendimit kritik në komunikim.

Temat kryesore të zhvilluara gjatë trajnimit ishin si më poshtë:
• Retorika e Vjetër: shqyrtim të historisë së retorikës së lashtë dhe zanafillave të saj në antikitet.
• Retorika Sofiste: u trajtua sofizmi, pse u zhvillua, karakteristikat kulturore dhe sofistët e njohur.
• Retorika Aristoteliane: u analizua kontributi i Aristotelit në retorikë, traktati i tij “Retorika,” dhe llojet e diskursit retorik.
• Neoretorika: u shqyrtuan konceptet e një estetike letrare dhe strukturën e mësimdhënies në retorikë.
• Retorika si suplement: u trajtuan llojet e predikimeve, artet poetike, dhe gramatika në kontekstin e retorikës.
• Logjika apo Dialektika: u analizuan studiumi dhe sacerdotiumi, si dhe kuptimi i disputatio-s.
• Vdekja e Retorikës: Tema trajtoi mësimdhënien jezuite të retorikës, traktatet dhe manualet e retorikës dhe zhvillimin e fundit të retorikës.
• Edukimi Mediatik: U shqyrtuan kompetencat e te menduarit kritik dhe kulturor në kontekstin e edukimit mediatik.
• Lajmet e Rreme: U analizuan çështjet lidhur me lajmet e rreme, arsyetimet e tyre, dhe konfirmimi i paragjykuar.
• Informacioni online dhe mosbesimi i publikut: U trajtua mosbesimi ndaj mediave të lajmeve, paragjykimet e njohjes, dhe opinioni i maskuar si lajm.
• Përvetësimi Mediatik: Tema përfshiu krijimin e përmbajtjes mediatike, analizën e audiencës, dhe marrjen e informacioneve mbi audiencën.
• Komunikimi i Kulturës në Mediat: U analizua pasqyrimi mediatik, teoria e kultivimit dhe roli i mediave publike në ofrimin e programeve kulturore.
• Përdorimi i Gjuhës: U shqyrtua rëndësia e përdorimit të qartë dhe të përshtatshëm të gjuhës në komunikim.
• Metodat e Mbajtjes së Fjalimit: u trajtuan mënyrat e duhura për mbajtjen e fjalimit, përfshirë zërin dhe trupin e folësit.
• Përsëritje dhe Prezantim i Projekteve: u analizuan praktikat për përsëritje dhe prezantim efikas të projekteve.

Ky kurs në përfundim të tij, ofroi një kuptim thelbësor të retorikës, komunikimit, dhe edukimit mediatik, duke përgatitur kursantët për të komunikuar me sukses dhe të kuptuar më mirë ndikimin e komunikimit në shoqëri.

Kursantët përftuan njohuri për të të komunikuar me efikasitet dhe për të ndikuar në mënyrë pozitive në shoqërinë ku jetojnë. Aftësitë e fituara në këtë kurs ishin të rëndësishme për zhvillimin personal dhe profesional të kursantëve dhe për një përdorim të përgjegjshëm të komunikimit në një botë gjithnjë e më të lidhur dhe të ndikuar nga komunikimi.

Në përfundim të kursit, kursantët zotërojnë elementët përbërës të diskursit retorik dhe kanë përvetësuar njohuri mbi komunikimin dhe teknikat kryesore për një komunikim efektiv, paraqitjen e një ligjërate të mirëargumentuar dhe mirëprezantuar, të përshtatshme me situatën e komunikimit publik.

Mbi të gjitha, ky kursi synoi zhvillimin e të menduarit kritik mbi perceptimin e mesazhit të shpërndarë dhe analizimin e audiencës para dhe pas situatave komunikuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE