Back

Thirrje e hapur

Përzgjedhje për ekspert arkitekt per hartimin e skicave dhe preventivin e punimeve për infopoint Stacioni turistik “Devoll” në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll” – financuar nga UNDP

I/E nderuar,
Në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll”, kërkojmë bashkëpunimin me:

  • Një ekspert arkitekt për hartimin e skicave dhe preventivin e punimeve per infopoint Stacioni turistik “Devoll”. Ky “Stacion turistik” do të jetë një hapësirë e promovimit të turizmit dhe trashëgimisë kulturore të Devollit, i vendosur ne pedonalen e qytetit të Bilishtit, ku do të mund të tregtojnë objekte tradicionale të zonës, suvenire artistike, objekte që lidhen me trashëgiminë kulturore e shpirtërore të komunitetit R/E, si dhe do të ofrohen guida turistike të organizuara për turistët ditorë në Bashkinë Devoll.
    Skicat për Infopikën “Stacioni Turistik i Devollit” duhet të plotësojnë dhe të paraqesin detajet e punimeve të mëposhtme të përfshira në projekt, per nje investim qe nuk kalon vlerën e 450.000 lekeve ne total per te realizuar stacionin turistik Devoll:
  • Punime MURATURE
  • Punime SHTRESASH
  • Punime NE CATI & TAVAN
  • Punime DYER / DRITARE
  • Instalime për MBROJTJEN NDAJ ZJARRIT (MNZ)
  • Instalime ELEKTRIKE
    Kriteret:
    Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin kriteret si më poshtë:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për arkitekturë dhe/ose inxhinieri ndërtimi
  • Të kenë minimumi 5 (pesë vite) eksperiencë të mëparshme pune;
  • Të ketë eksperiencë në ndërtimin e jo më pak se dy strukturave turistike ku të jenë përdorur elementët e kërkuar;
  • Të jetë i gatshëm të punojë dhe të paraqesë modelet e skicave brenda shtatë ditëve punë, në rast përzgjedhjeje.
  • Aftësi shumë të mira në komunikim dhe për të punuar në grup
    Dokumentat që duhen dorëzuar:
    Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë :
  • CV të përditësuar ku të jenë të shprehur qartë kriteret e mësipërme për projektet dhe vitet e punës;
  • Dosje/shembuj të projekteve të zbatuara në përgatitjen e të cilave ka marrë pjesë dhe punuar eksperti i interesuar në të shkuarën;
  • Ofertë financiare për angazhimin për ekspert arkitekt per hartimin e skicave dhe preventivin e punimeve per infopoint Stacioni turistik “Devoll” per 7 ditë punë.
  • Letër reference nga një punëdhënës/klient i mëparshëm;
  • Letër gadishmërie për të kryer punën e kërkuar brenda afateve të sipërpërmendura;
  • Numri i llogarisë bankare i firmosur dhe vulosur nga banka;
  • ID
    Afatet për dorëzimin e dokumentave:
    Afati për dorëzimin e dokumentave është data 29.11.2023 ora 16.00. Dokumentacioni mund të dërgohet online, në emailin si më poshtë: activism.alk@yahoo.com

Eris Rusi
Kryetar i shoqatës “Aktivizmi letrar dhe kulturor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE