Back

Kursi i fotografisë në Bashkinë Devoll – një përvojë artistike që vlen sa njëmijë fjalë

Nga data 10.10.2023 deri më date 31.10.2023 u mbajt kursi për trajnim në fotografi në qendrën komunitare të Devollit. Eksperti i përzgjedhur u fokusua në trajnimin teorik pranë qendrës komunitare dhe ne trajnimin praktik pranë studios fotografike “Raqi Studio”, si dhe duke shfrytëzuar vizitat në destinacione turistike të Devollit si fshati turistik Sinicë etj.
Kursi ofroi njohuri tërheqëse dhe praktike për teknikat e fotografisë lidhur me turizmin dhe trashëgiminë kulturore për një grup të ndryshëm të krijuar prej të rinjve romë dhe jo-romë si dhe të rikthyerve nga emigracioni.
Gjatë 4 javëve trajnimi u zhvillua në 10 sesione, secila prej tyre nga 5 orë, duke mbledhur një numër prej 27 kursantësh (18 femra, 9 meshkuj). Kurset u fokusuan në teknikat bazike dhe të avancuara të fotografisë, duke përfshirë kompozimin, portretin, peizazhin, përdorimin e pajisjeve dhe redaktimin e fotove. Kursi nisi debatet dhe eksplorimet e kursantëve në fushën e fotografisë.

Përfitimet e këtij kursi ishin të dukshme. Dijet e fituara u siguruan kursantëve njohuri të nevojshme dhe stimuluan interes dhe kreativitet në fushën e fotografisë. Trajnimi ofroi hapësirë për krijimtarinë dhe inovacionin e kursantëve. Ata demonstruan një qasje të re dhe aftësi për të aplikuar teknikat e mësuar në situata të ndryshme, duke krijuar foto origjinale dhe të paharrueshme. Trajnimi në terren dhe vizitat në pikat kulturore dhe turistike të Devollit inkurajuan një interes të thellë në trashëgiminë kulturore të rajonit. Kjo demonstron një angazhim ndaj ruajtjes së kulturës dhe historisë së trevës se Devollit. Kursantët treguan një rritje të dukshme në shkathtësitë e tyre fotografike nga fillimi deri në përfundim të kursit. Ata treguan aftësi të përparuara teknike dhe një kuptim të thellë për përdorimin e pajisjeve dhe teknikave të ndryshme të fotografisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE