Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Varfërisë, përfaqësues të UNDP të kryesuar nga z. Francisco Roquette, zv. Përfaqësuesi i Përhershëm iUNDP-së në Shqipëri, ndoqën nga afër punën që UNDP-ja po bën në mbështetjen ndaj grupeve më në nevojë, funksionimin e qendrës komunitare të mbështetur nga #UNDP-ja, e cila ofron shërbime thelbësore sociale për grupet vulnerabil. Si pjesë e angazhimit tonë për fuqizimin e komunitetit lokal dhe luftimin e varfërisë, organizuam një sesion gjithëpërfshirës teorik dhe praktik në fshatin Sinicë më 17 tetor, që përkonte me Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë. Ky sesion ishte i dobishëm në arritjen e objektivave tona kryesore për lidhjen e njerëzve me rajonin dhe krijimin e mundësive për punësim, veçanërisht në fshatrat miqësore me turistët që ofrojnë sipërmarrje të pashfrytëzuara kulturore dhe turistike.

Objektivat:
Lidh komunitetin me trashëgiminë kulturore dhe historike të Devollit.
Lehtëson zhvillimin e aftësive, veçanërisht në fotografinë dhe aftësitë e buta, për anëtarët aktivë të projektit tonë.
Shfaq pasurinë kulturore të Devollit përmes shfaqjeve të vallëzimit tradicional.
Promovon atraksionet lokale, duke përfshirë kishat, muzetë dhe bizneset, për të nxitur turizmin.
Krijon materiale marketingu dhe fushata për të rritur dukshmërinë e fshatit Sinicë si një destinacion unik turistik.
Aktivitetet:
Sesioni i Trajnimit të Fotografisë: Një sesion i dedikuar u zhvillua për të ofruar trajnim praktik për fotografinë, në përputhje me kurset e aftësive të buta të ofruara në kuadër të projektit. Pjesëmarrësit mesuan se si të kapin thelbin e trashëgimisë kulturore të Devollit përmes objektivit.
Eksplorimi kulturor dhe historik: Gjatë vizitës sonë në fshatin Sinicë, u eksplorua kisha lokale dhe muzeu i komunitetit. Qëllimi ynë ishte te dokumentonim këto institucione të rëndësishme kulturore përmes fotografisë, me qëllim krijimin e një albumi turistik gjithëpërfshirës që nxjerr në pah rëndësinë historike dhe kulturore të Sinicës.






