- kurs ne njohuri kompjuterike, në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në bashkinë Devoll”

trajnimin ne njohuri kompjuterike të zhvilluar në kuadër të projektit “Punësimi i të rikthyerve përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll.” Projekti u financua nga UNDP dhe u zbatua nga organizata Aktivizmi Letrar dhe Kulturor. Trajnimi u përqendrua në zhvillimin e aftësive mbi njohuri kompjuterike për grupin e kursantëve të interesuar dhe të përzgjedhur për të ndjekur këtë kurs.
Temat kryesore të zhvilluara gjatë trajnimit ishin si më poshtë:
- Prezantim me kursantet, me permbajtjen e kurrikules Njohuri kompjuterike
- Shpjegim dhe demostrim si te identifikojë dhe të ndjekë një strategji te thjeshtë për të kërkuar informacion online
- Praktikim nga kursanti i identifikimit dhe të ndjekja e një strategjie te thjeshtë për të kërkuar informacion online
- Shpjegim dhe demostrim si te organizojë,të ruajë dhe të përditësojë informacionin e gjetur online
- Praktikim nga kursanti si te organizojë, të ruajë dhe të përditësojë informacionin e gjetur online
- Shpjegim dhe demostrim të kërkojë punë online nëpërmjet përdorimit të portaleve web dhe aplikacioneve të ndryshme
- Praktike nga kursanti per kërkim të një vendi pune në portalet web nëpërmjet aplikacioneve si edhe marrja e informacioneve dhe njoftimeve të përditësuara nga një portal i caktuar ku mund të regjistrohesh
- Praktikim nga kursanti si kërkojë punë online nëpërmjet përdorimit të portaleve web dhe aplikacioneve të ndryshme.
- Shpjegim dhe demostrim si të identifikojë dhe të përdorë teknologji dhe aplikacione të thjeshta për të komunikuar online
- Praktikim nga kursanti si të identifikojë dhe të përdorë teknologji dhe aplikacione të thjeshta për të komunikuar online demostrim si të zgjedhë mjete dhe teknologji të thjeshta digjitale për proceset bashkëpunuese.
Ky kurs në përfundim të tij, solli njohuri dhe aftësi të mëdha për kursantët në fushën e teknologjisë së informacionit. Njohuritë e fituara do t’iu mundësojnë të jenë më të suksesshëm në përdorimin e teknologjisë kompjuterike në jetën e tyre të përditshme dhe në sfidat e karrierës së tyre. Aftësitë e fituara janë të rëndësishme për komunikimin, punën, dhe përdorimin e teknologjisë kompjuterike në mënyrë efektive.

