Lektore: prof. Eglantina Rusi
Trajnimi në fushën e Shkrimit Akademik u realizua me një përqendrim të veçantë mbi aplikimin e këtyre njohurive në industrinë e turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Devoll. Kursi u dizajnua për të përgatitur kursantët jo vetëm me aftësi të shkrimit akademik, por edhe me aftësi për të aplikuar këto njohuri në forma të ndryshme praktike që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në rajon. Kursantët u trajnuan intensivisht në teknikat e të shkruarit dhe të lexuarit akademik, duke u fokusuar në të kuptuarit e strukturës dhe formave të ndryshme të teksteve akademike. Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte kushtuar zhvillimit të aftësive për të shkruar ese, relacione dhe përmbledhje të informacioneve që lidhen me fusha të caktuara të turizmit dhe kulturës. Kursi synoi të bashkojë teorinë me praktikën në mënyra të ndryshme. Për shembull, pjesëmarrësit zhvilluan projekte që kërkonin aplikimin e njohurive teorike në situata të jetës reale, si hartimi i strategjive promovuese për evente kulturore, zhvillimi i materialeve informative dhe edukative për vizitorët e zonës, si dhe përgatitja e teksteve për publikime dhe ekspozita që promovojnë turizmin dhe kulturën lokale. Gjatë kursit, pjesëmarrësit u synuan të analizojnë dhe të interpretojnë burime të ndryshme informacioni, duke përfshirë artikuj shkencorë, raporte të industrisë së turizmit dhe dokumente zyrtare të qeverisjes lokale që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e trashëgimisë. Kjo praktikë u ndihmoi ata të mësonin si të përdorin njohuritë e tyre për të ndikuar në politikat dhe praktikat e zhvillimit lokal.

Për të ilustruar zbatimin praktik të njohurive teorike, kursantët përgatitën dhe paraqitën punime që reflektonin një analizë të thellë dhe të detajuar të çështjeve aktuale në fushën e turizmit dhe trashëgimisë në Devoll. Këto projekte u vlerësuan pozitivisht dhe treguan qe pjesëmarrësit, dëshmuan një kuptim të thellë të lëndës dhe një aftësi për të përcjellë atë njohuri në një format profesional dhe të qartë akademik. Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit treguan një përmirësim të dukshëm në aftësitë e tyre të të shkruarit profesional, duke arritur objektivat e kursit dhe duke u përgatitur për sfidat profesionale që i presin. Trajnimi konfirmoi se njohuritë e shkrimit akademik janë te rëndësishme për zbatimin praktik në sektorë të ndryshëm profesionalë si turizmi dhe kultura.