Back

English for Tourism – Trajnim në gjuhën angleze

Lektore: Prof. as. dr. Eriola Qafzezi

Në kuadër të projektit “Nxitja e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Devoll” të financuar nga UNDP dhe të zbatuar nga organizata Aktivizmi Letrar dhe Kulturor, trajnimi në “English for Tourism” u zhvillua me sukses. Gjatë trajnimit, kursantët, një grup i përbërë nga djem dhe vajza të motivuar, u pajisën me aftësi të gjuhës angleze dhe ndërvepruese që janë thelbësore për punësim në industritë e turizmit, udhëtimeve dhe mikpritjes. Trajnimi synoi dhe arriti të përmirësojë aftësitë e komunikimit të shkruar dhe të folur specifike për industrinë e turizmit, të përgatisë kursantët me fjalorin dhe frazat esenciale specifike për industrinë e turizmit dhe mikpritjes, të shtojë ndërgjegjësimin kulturor dhe ndjeshmërinë për të pasur ndërveprime të suksesshme, të zhvillojë rrjedhshmërinë në gjuhën angleze nëpërmjet ushtrimeve dhe aktiviteteve të ndryshme që stimulojnë të gjitha aftësitë gjuhësore dhe të arrinte një përmirësim të dukshëm në aftësitë komunikuese të kursantëve, të cilët treguan një përgatitje të lartë në situata të ndryshme turistike.

Trajnimi përfshiu sesione të dedikuara për të zhvilluar aftësitë e leximit, shkrimit, dëgjimit dhe foljes nëpërmjet materialeve autentike dhe në një mjedis miqësor për mësimin, role-play dhe skenarë të ndryshme që reflektojnë situata reale në sektorin e turizmit, dhe përfshirja e diskutimeve grupore dhe projekteve, që u mundësuan pjesëmarrësve të aplikojnë mësimet në kontekste praktike.

Materialet e kursit dhe burimet përdorën materiale të cilësisë së lartë si “English for International Tourism” nga I. Dubicka dhe M. O’Keeffe, “Going International: English for Tourism” nga K. Harding, dhe “Flash on English for Tourism” nga C.E. Morris. Këto materiale ndihmuan në përgatitjen e një baze të gjerë dhe të thellë të njohurive, e cila u bë themeli për të gjitha aktivitetet dhe mësimet. Trajnimi arriti të rrisë kualifikimin dhe vetëbesimin e kursantëve në komunikimin profesional dhe efektiv në fushën e turizmit. Pjesëmarrja e kursantëve dhe angazhimi i tyre i vazhdueshëm në aktivitetet e kursit tregon se objektivat e trajnimit janë arritur plotësisht. Kursantët janë tani më të pajisur për të përballuar sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë në sektorin e turizmit në Devoll dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE